Fjalë Kyçe

Gjuriq i tregon pasojat e Ligjit për Trepçën në dialogun Kosovë-Serbi

Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, u ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë zbatimin e ligjit për Statutin e Minierave të Minierave të Trepçës.

Gjuriq deklaroi se një gjë e tillë do të ketë të njëjtat pasoja për dialogun Kosovë-Serbi ashtu si edhe taksa 100% për produktet serbe, të cilën e quajti “taksë kundër civilizimit”.

Ai gjithashtu tha se parlamenti në Prishtinë gjatë natës miratoi Ligjin per Statutin e Trepçës, që sipas tij i merr Serbise kombinatin strategjik që punëson 3,500 punëtorë.