Fjalë Kyçe

Gjuriq: Kosova mendon vetëm për njohje nga Serbia

Gjuriq: Kosova mendon vetëm për njohje nga Serbia

Marko Gjuriq ka përmendur kërkesat e Serbisë për t’ju kthyer dialogut me Kosovën.

Prishtina herë do kur duhet t’i përmbush obligimet, deklaroi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se Kosova ka në mendje vetëm njohjen nga Serbia, por nga kjo nuk do të ketë asgjë.

“Nuk do të ketë zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës. Kjo nuk do të na zbrapsë dhe përkrahje ndaj serbëve në Kosovë do të jetë edhe më e fuqishme”, deklaroi Gjuriq për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se pret nga kryesuesi i ri i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si pasardhës i Federica Mogherinit, që të mbajë status neutral dhe të kthejë besueshmërinë në dialog, sipas tij i kërcënuar nga veprimet e palës kosovare.

“Duke investuar në dialog, ne kemi dashur që serbët dhe shqiptarët në Kosovë të jenë në gjendje të jetojnë në mënyrë normale. Por, separatistët shqiptarë gjatë gjithë kohës kanë shpresuar që në formën e tyre ngadalë të shpallin pavarësinë e njëanshme. Sot, ata janë nervozë sepse mbështetja ndërkombëtare për projektin e pavarësisë së Kosovës është luhatur”, shtoi ai.

Gjuriq ka porositur zyrtarët e shtetit të Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe dhe t’u kthehen dialogut sepse siç thotë ai: “votuesit e tyre nuk mund të besojnë në fantazitë e mëdha, por meritojnë të jetojnë në shoqëri normale”.

“Për këtë mund të bisedojmë”, tha ai.