Të premten për në Beograd kanë udhëtuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët janë takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, dhe drejtorin e te ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq.
Pas këtij takimi, Vucic ka kërcënuar me masa ndaj Kosovës, Rakiq me dorëheqje të serishme nga postet kryetarëve, e Gjuriq ka thënë se Lista Serbe është e gatshme që të jap votat për rrëzimin e Qeverise Haradinaj nga pushteti.
“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq, transmeton Gazeta Express.
Gjuriq ka folur edhe për qëndrimet e opozitës kosovare të cilët thonë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe.
“Ne provojmë që të jemi fer dhe një partner korrekt, me të gjithë që bisedojmë”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.
Teksa ka folur për zgjedhjet në veri, Gjuriq ka thënë edhe një herë se përmes tyre u parandalua edhe një herë shtrirja e pushtetit të shqiptarëve në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
Këto deklarime të Gjuriq, vijnë pas mobilizimit të opozitës kosovare për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti përmes një mocioni votëbesimi.