Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e tyre për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.
Përmes një njoftimi për media gjykata i ka caktuar masën e paraburgimti prej 30 ditësh të dyshuarit me inicaket D.Sh, shkruan Gazeta Insajderi.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit D.Sh., shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar, i cili është i dyshuar për krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë personi në fjalë është arrestuar më 15 qershor 2019, në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.