Fjalë Kyçe

Gjykata merr vendim për të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve

Gjykata merr vendim për të arrestuarit në rastin e patentë shoferëve

Filiz Kransniqi, Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Fejtullah Ejupl, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leorat Shehu, Agim Restelica, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimja, Dragan Zhikoviç, Naser Bislimi, Azem Miftari, Labinot Ajeti dhe Magbule Mehmeti, janë personat të cilët kanë kryer në vazhdimësi e ne bashkëkryerje vepren penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Insajderi.

Po ashtu Gazeta Insajderi merr vesh se në mesin e këtyre personave janë edhe Avdush e Premtim Topalli, Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniç, Ava Kurteshi dhe Burim Jashari, kanë kryer veprën penale në “Bashkekryerje e në vazhdimësi në Pranimi i Ryshfetit në sektorin privat”.

Ndaj këtyre personave gjykata ka vendosur t’i lë na paraburgim për shkak se ekziston rreziku që nëse lihen në liri do të mund të ikin.

Dyshohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet se janë bashkangjitur shkresave të lëndës si raportet e zbatimit të masave të fshehta Teknike të Vëzhgimit dhe Hetimit dhe atë Raportet të përgjimit të bisedave telefonike, monitorimi i fshetë i bisedave në vendet publike, video incizime si dhe masën e simulimit të veprës së korrupsionit.

Të premtën e kësaj jave Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kishin zhvilluar një aksion nëpër disa qendra ku mbahen provimet për patentë shofer, ku kishte rezultuar me arrestimin e rreth 23 personave.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi ka raportuar se në mesin e të arrestuarve për dallaveret me patentë shofer është Haki Jashari.

Haki Jashari, nga Mazgiti është Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Jashari dyshohet se kishte lëshuar certifikata për kandidatët potencial për patentë shofer.

Për këtë aksion, ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pasi që në mesin e këtyre të arrestuarve kishte edhe zyrtarë të kësaj ministre.

Ministri i Infrastukturës dhe Transportit Pal Lekaj është shprehur se në vazhdimësi ka theksuar se është i vendosur për reformim të njësisë së patentë shoferit në mënyrë që të ndalen keqpërdorimet.

“Rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit” thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, tani ka filluar edhe testimi elektronik për patentë shoferë, e që do të ndodhë për herë të parë në Kosovë.

“Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik ‘e-testimi’ për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë” shkruan MIT.

Sipas njoftimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e “hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund”.