Fjalë Kyçe

Gjykata merr vendim për zyrtarët e arrestuar për patentë shofer

Gjykata merr vendim për zyrtarët e arrestuar për patentë shofer

Pas kërkesës ë Prokurorisë Gjykata merr vendim për masën e arrestit shtëpiak ndaj 19 personave të arrestuar të premten për rastin e patentë shoferëve.

“Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndaj personave për rastin e patentë shoferëve”, kanë thënë burime brenda Gjykatës për Insajderin.

Në senacën e cila ishte mbajtur të dielën, Prokurori i rastit Ilaz Beqiri kishte bërë me dije se për 19 të dyshuar për dallavere me patentë shoferë, nga 23 në total sa janë arrestuar të premten, ka kërkuar paraburgim.

Për Shkëlqim Statovcin, Haki Jasharin, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshin ka vlerësuar se nuk ka bazë që të caktohet masa e paraburgimit.

“Seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurorisë për përcaktimin e paraburgimit për të pandehurit tani që jeni në dijeni përfundoi. Gjatë kësaj seance prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse gjithashtu pretendimet e tyre dhe në fund prokurori u tërhoq nga kërkesa për caktimin e paraburgimit për të pandehurit: Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshi, ndërsa për të pandehurit e tjerë pritet që brenda 48 orëve Gjykata të marrë vendim. Kam vlerësuar se nuk ka bazë të caktohet masa e paraburgimit”, kishte Beqiri.

Të premten Policia ka arrestuar 23 persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit duke dhënë patentë shoferë në këmbim të parave.

Në këtë aksion janë arrestuar zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, mjekë, pronarë autoshkollave.