Fjalë Kyçe

Gjykata shqipton 6 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për vjedhje të druve

Gjykata shqipton 6 muaj burgim me kusht dhe 600 euro gjobë për vjedhje të druve

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar Sh.T. me 6 muaj burg me kusht dhe 600 euro gjobë në akuzën për vjedhje të druve.I akuzuari ka pranuar veprën penale.

I akuzuar ka pranuar se ka vjedhur drutë, të cilët ishin duke u administruar nga Drejtoria e administrimit të parkut kombëtar.

Këto dru sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte bartur me veturën e tij personale, përderisa rrugës për në Pejë ishte ndalur nga një patrullë policore.

Rasti ndaj tij ishte hapur pasi nuk kishte arritur që të dokumentojë prejardhjen e tyre.

Në aktgjykim, Gjykata mori për bazë rrethanat lehtësuese dhe pranuese.Si rrethana lehtësuese mori pranimin e fajësisë nga i pandehuri, kërkim faljen dhe pendimin e thellë, derisa rrethana rënduese nuk kishte gjetur asnjë.

Dënimin me kusht gjykata nuk do ta ekzekutoj ndaj SH.T. nëse i njëjti për një periudhë prej 2 viteve nuk kryen vepra tjera penale.