Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale akuzon Gucatin për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Speciale akuzon Gucatin për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, dyshohet për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në të shkruhet se Gucati pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Akuzat ndaj tij janë të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas njoftimit.

ZPS-ja ka bërë të ditur se të dhënat për datën dhe orën e paraqitjes së tij do të bëhen të ditura ditët në vijim.