Fjalë Kyçe

Gjykata Speciale do të zhvillojë pesë seanca për tri ditë për rastin Mustafa

Gjykata Speciale do të zhvillojë pesë seanca për tri ditë për rastin Mustafa

Gjykata Speciale ka intensifikuar procedurat gjyqësore ndaj ish-pjestarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa ndaj të cilit kjo gjykatë ka ngritur aktakuzë për krime lufte dhe që aktualisht po e mban në paraburgim.

Me datat 9, 10 dhe 11 qershor, ndaj Mustafës janë caktuar pesë seanca ndaj Mustafës dhe e para do të fillojë të mërkurën në ora 09:30 e cila do të jetë Konferencë përgatitore për gjykimin. Të enjten, Specialja ka planifikuar dy seanca ndaj Mustafës, por njëra ende nuk është konfirmuar.

“Prokurori k. Mustafës – Konferencë përgatitore për gjykimin 09:30 (mbetet për t’u konfirmuar)”, thuhet në njoftimin e Speciales, derisa është konfirmuar një seancë e mbyllur (ex parte) në ora 14:30.

Njëlloj qëndron situata edhe me të premtën. Një seancë e planifikuar ‘ex parte’ dhe e mbyllur ndaj Mustafës në ora 09:30 nuk është konfirmuar ende, por në ora 11:30 do të ketë një seancë të mbyllur ndaj tij, gjithashtu ‘ex parte’.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Salih Mustafa akuzohet për krime të luftës si: Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Cilat ishin zhvillimet procedurale në çështjen Sali Mustafa:

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Seanca e paraqitjes së parë të Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Palët i dorëzuan (si konfidenciale) versionet e tyre të fundit të dosjeve paraprake, më 22 shkurt 2021 (Zyra e Prokurorit të Specializuar) dhe më 6 maj 2021 (Mbrojtja).

Më 30 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e pesë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I.

Më 7 Maj 2021, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues I.

Më 21 maj 2021, trupi gjykues miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura si pjesë e Grupit 1. Trupi gjykues gjithashtu zgjati afatin për viktimat për të aplikuar deri në mbylljen e çështjes së Prokurorit të Specializuar.

Konferenca përgatitore në këtë çështje është caktuar për datën 9 qershor 2021 ndërsa seancat shtesë më 10 dhe 11 qershor.