Një skenë e pazakontë është parë në rangun e katërt të futbollit në Holandë, ku një gjyqtar ka shënuar gol pa dashje dhe më pas refuzonte ta anulonte golin.
Incidenti i pazakontë ndodhi në përballjen mes HSV Hoek dhe Harkemase Boys në Derde Divisie.
Pasi HSV ishte nisur në sulm dhe një tollovie të shkaktuar krejt afër golit të kundërshtarëve, një nga mbrojtësit provoi të largonte topin fuqishëm nga vija, por qëlloi gjyqtarin dhe topi u kthye brenda golit.
Gjyqtari pranoi golin dhe lojtarët e të dy skuadrave mbetën të befasuar.
Ai vazhdoi drejt mesit të fushës duke refuzuar që të anulonte golin, pavarësisht protestave të lojtarëve.
Ky rregull megjithatë pritet të ndryshojë së shpejti. Me rregullat e reja, nëse topi godet gjyqtarin kudo në fushë, do të ketë një ristart të aksionit.
Fatmirësisht për gjyqtarin, goli s’pati ndikim shumë në rezultat sepse Harkemase fitoi 4 me 2.