Fjalë Kyçe

Godet me veturë djalin e tij tre vjeçar

Godet me veturë djalin e tij tre vjeçar

Një djalë tre vjeçar nga Shkupi është lënduar pasi që është shkelur nga një automjet në fshatin Ljubin të Shkupit.

Dje në orën 19:00 është denoncuar se në fshatin Ljubin, personi me inicialet I.V (42), përderisa ka hyrë në oborrin e tij me automjetin e tij të llojit ‘Mazda’, ka goditur djalin e tij tre vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Djali është dërguar në kompleksin klinik ‘Nëna Tereza’ ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.