Fjalë Kyçe

Goditi motoçiklistin me veturë, arrestohet i dyshuari

Goditi motoçiklistin me veturë, arrestohet i dyshuari

Një person i dyshuar është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Alo/