Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami ka shkëlqyer me Empolin në fitoren ndaj Udineses, në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të në Serie A.
Empoli shënoi fitore ndaj Udineses me rezultat 3:1.
Ai shënoi fillimisht golin në minutën e 59-të, duke e goditur topin drejt portës së boshatisur për 2:1.
Më vonë, në minutën e 78-tëm Bajrami asistoi për Pinamontin i cili realizoi golin e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Empoli shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 11-të, kurse Udinese gjendet e 14-ta me 16 pikë./express