Fjalë Kyçe

Gold AG bëhet baba për 28 nëntor, djalit ia lë emrin Gueril

Gold AG bëhet baba për 28 nëntor, djalit ia lë emrin Gueril

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997.

Pikërisht në këtë ditë, reperi Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë.

Meqenëse djali i tyre ka ardhur në jetë në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët, reperi dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që ta emërtojnë atë Gueril, shkruan Reporteri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Goldi me anë të një postimi në Instagram, teksa është shprehur shumë i lumtur që e ka shijuar ndjenjën e të qenit baba pikërisht në këtë ditë të shënuar në kalendarin e historisë.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”, shkruan Goldi.