Fjalë Kyçe

Gold AG publikon këngën ‘Jam Anamorava’ në bashkëpunim me Hysni Klinakun

Gold AG publikon këngën ‘Jam Anamorava’ në bashkëpunim me Hysni Klinakun

Reperi Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet ‘Jam Anamorava’ dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku.

Këtij projekti i është realizuar edhe videoklipi.

“JAM ANAMORAVA 🇦🇱 5 Maj dita kur ra hoxhë Jonuz Zejnullahu për të mos vdekur kurrë.Kosharja u la me gjakun e bijve të saj më të mirë, armiku u kthye kokë ulur dhe si humbës nga ato male.Sot në ditën e dëshmorëve kujtojmë hoxhë Jonuzin dhe gjithë dëshmorët e kombit 🇦🇱❤️ @hysniklinaku_ @mproduction”, shkroi ai pranë postimit teksa i ftonte ndjekësit ta dëgjojnë në Youtube.