Gold AG dje përmes disa postimeve të bëra kishte njoftuar se sot publikohet bashkëpunimi me Anxhela Peristerin, shkruan lajmi.net.
Minuta më parë këngëtari ka lansuar në kanalin e tij zyrtar në Youtube duetin e ri.
Kënga titullohet ‘Fiksim’ dhe është ndryshe nga ato projektet me tematikë patriotike që jemi mësuar të dëgjojmë nga Ariani.