Fjalë Kyçe

Gold Ag sjellë imazhin e parë me djalin

Gold Ag sjellë imazhin e parë me djalin

Reperi i njohur kosovar Arian Agushi me datën 28 nëntor është bërë baba për herë të parë.

Goldi dhe bashkëshortja e tij Ermira zgjodhën një emër të veçantë për djalin e tyre, ata e pagëzuan Gueril marrë nga spanjollishtja që në shqip do të thotë ‘luftë’, shkruan “Kosovarja”

E sot reperi ka sjellë imazhin e parë me djalin, ani pse nuk e ka ekspozuar të tërin, por vëmendje morën fjalët falëndëruese që i kishe shkruar Goldi sipër këtij imazhi.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe 30.11.2020”, kështu ka shkruar reperi tek sa ndihet i bekuar për ardhjen në jetë të djalit.

Rikujtojmë se Goldi po at ditë që u bë baba solli edhe këngën e tij ‘Babë e djalë’.