Fjalë Kyçe

Gold Ag sqaron kuptimin e emrit që ia la djalit të tij

Gold Ag sqaron kuptimin e emrit që ia la djalit të tij

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër për herë të parë më 28 nëntor.

Çifti, të cilit iu plotësua dëshira për t’u bërë prindër në ditën e flamurit, mirëpritën në jetë një djalë.

Ata vendosën ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Gueril – një emër ky i cili u diskutua shumë në media.

Teksa disa hodhën pretendime se nuk është emër shqiptarë e të tjerë e krahasuan atë me esktemistët arabë, por në të vërtetë, emri Gueril ka një kuptim tjetër.

Këtë e ka sqaruar vet Gold AG në një intervistë të fundit për Prive, ku ka thënë se kuptimi i vërtetë i emrit gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve ndaj armikut.

“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka thënë Gold AG.

Po në ditën që u bë baba për herë të parë, reperi nga Presheva publikoi një këngë kushtuar ndjenjës së të bërit prind, të cilën e titulloi “Babë e djalë”.