Fjalë Kyçe

Gold AG: Të mirat e krejt botës nuk i ndërroj me Shqipëri

Gold AG: Të mirat e krejt botës nuk i ndërroj me Shqipëri

Gold AG shkroi një mesazh në fotografinë e fundit.

Gold AG po qëndron në Shqipëri, pasi mbrëmë performoi para fansave në një lokal atje, shkruan lajmi.net.

Ai shfrytëzoi këtë udhëtim edhe për t’u relaksuar në bregdet, teksa po shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Ermira.

Reperi publikoi një fotografi të shkrepur në Patok, ndërsa sipër saj ka shkruar fjalët “T’mirat e krejt botës nuk i ndrroj me Shqipni…”.

Gold AG ka pak kohë që kurorëzoi dashurinë me Ermira Shkodrën, me të cilën po sjell kohë pas kohe fotografi të reja.

Kujtojmë se “Prishtina” titullohet projekti i fundit i Goldit, të cilin e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin.