Fjalë Kyçe

Gold AG uron muajin e shenjtë të Ramazanit me një foto nga Medina

Gold AG uron muajin e shenjtë të Ramazanit me një foto nga Medina

Gold AG i ka uruar myslimanët për Ramazan.

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit ka filluar sot, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, reperi i njohur shqiptar Arian Agushi – Gold AG ka zgjedhur që nëpërmjet postimit të një fotografie të realizuar në Medinë t’i urojë të gjithë besimtarët.

“Urime muaji i bekuar i Ramazanit. Agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti fuqiplotë”, ka shkruar Goldi pranë postimit të fotografisë.

Urimit i janë bashkangjitur edhe një numër i madh ndjekësish.