Kastriot Dermaku ka shkëlqyer mbrëmë Brescias.
Mbrojtësi shqiptar i Kombëtares u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të.
Atij i mjaftuan 5 minuta në fushë që të bëjë diferencën, të shënojë golin që në fund i dhuroi një pikë skuadrës së tij, Lecces.
Objektivi i Dermakut me Leccen është rikthimi në Serie A edicionin e ardhshëm.
Aktualisht Lecce është në pozitën e pestë me 17 pikë, katër më pak se lideri Pisa.