Fjalë Kyçe

Goran Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen në festivalin e birrës në Korçë

Goran Bregoviq konfirmon pjesëmarrjen në festivalin e birrës në Korçë

Me gjithë kundërshtimet e shumta ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në Festivalin e Korçës.

Këngëtari serb, Goran Bregoviç do të këndojë me 22 gusht në Korçë, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se, datat e koncerteve të tij janë postuar në webfaqen e tij zyrtare në të cilën thuhet se pas performancës në Shqipëri do niset për në Moskë.

Ndërkohë, ende po vazhdojnë kundërshtime për të mos lejuar performancën e tij në Festival.

Kujtojmë se, shumë nga artistë shqiptarë e kanë anuluar ftesën e Festivalit si shkak i pjesëmarrjes së Bregoviç.