Fjalë Kyçe

Gorani flet për kohën e ilegales dhe Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Gorani flet për kohën e ilegales dhe Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Analisti Dukagjin Gorani ka folur për kohën e ilegales, ish-presidentin Hashim Thaçin, ish-kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqin dhe ish-deputetin Rexhep Selimin.

“Së paku dy prej këtij grupi i kam pasur dhe i kam shokë të rinisë, prej kohës kur kemi qenë bashkë studentë”, thotë Gorani.

“Në vitet e 90’ta nis një gjeneratë e re që thotë qysh me fitu luftën”?, shton ai.

“Gjenerata të cilës i takojnë Thaçi, Veseli, Rexhepi e këta është gjeneratë e cila në vitet e 90’ta ka thënë se mundemi me i vazhdu përpjekjet mirëpo cili është qëllimi, sakrifica a fitorja dhe nëse është qëllim fitorja, çka duhet bërë për me fitu”, shpjegon Gorani në T7.

“Pragatizimi aq i shpejtë dhe aq i madh i logjikës politike të saj kohe është komentuar shpeshherë si ofendim ose si largim nga idealet e mëdha iluministe për vetëflijim dhe sakrificë”,

‘Është kjo gjeneratë e para në radhët e gjeneratave të mëhershme që ka thënë ish kanë mirë me fitu e jo me vdekë edhe ish kanë mirë me gjet mënyrën me sensibilizu bashkësinë ndërkombëtare. Ka qenë hera e parë që ideja e rezistencës së armatosur shikohet nga prizma pragmatike se qysh me fitu na luftën”, theksoi Gorani.