Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është grabitur një market në Prishtinë, ku një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim të armës nga arka i ka grabitur një shumë parash.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.