Fjalë Kyçe

Raportohet i zhdukur një person në Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur nga 20 prilli.

“Ferizaj 20.04.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raport.

Njësiti policor është duke hetuar rastin.