Fjalë Kyçe

Grabitje e armatosur në ‘EX FIS’ në Prishtinë, vidhen 2500 Euro

Grabitje e armatosur në ‘EX FIS’ në Prishtinë, vidhen 2500 Euro

Pika e karburanteve ‘EX FIS’, në magjistralen Prishtinë-Graçanicë, ka qenë cak i një plaçkitje të armatosur, mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se një person me maske dhe i armatosur ka hyrë në pompën e derivateve, duke ua drejtuar armen punëtoreve që ndodheshin aty.

Nën kërcënimin e armës, siç mëson Reporteri.net, grabitësi ka marrë 2500 Euro, në “EX FIX”, dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës si “Grabitje e Armatosur”, derisa ende kryesi i saj nuk ka arritur të identifikohet.