Në Fushë Kosovës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikro financiar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilët po merren me rastin.
Theksojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar ngjarje të këtij lloji. Në përleshje me grabitësit në Istog u vra polici Izet Demaj.