Fjalë Kyçe

Grabitje në një pompë benzine në Ferizaj

Grabitje në një pompë benzine në Ferizaj

Një grabitje nën kërcënimin e thikave ka ndodhur në një pompë të derivateve të naftës në magjistralen Ferizaj-Shkup.

Policia njofton se grabitja ka ndodhur sot rreth orës 03:15 të mëngjesit.
Sipas Policisë, viktima – punëtor i një pompe të derivateve të naftës ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës kanë ardhur tre persona të dyshuar e të maskuar të cilët në dorë mbanin nga një thikë dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të parave dhe janë larguar në këmbë drejtim të panjohur.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.