Fjalë Kyçe

Grabitjen e armatosur në një super-market në Prishtinë

Grabitjen e armatosur në një super-market në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 21:30 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.