Fjalë Kyçe

Grafite fyese në muret e shtëpisë së familjes së ish-deputetes së PDK-së që votoi Vjosa Osmanin presidente

Grafite fyese në muret e shtëpisë së familjes së ish-deputetes së PDK-së që votoi Vjosa Osmanin presidente

Pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar një grafit fyes me katër fjalë: “BIJAT I SHESIM, VOTAT I QESIM”.

Grafiti me përmbajtje seksiste, i shënuar në murin rrethues të shtëpisë së familjes Grainca në Ferizaj, shpreh urrejtje ndaj ligjvënëses shqiptare, vota e së cilës përcaktoi zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente më 4 prill.

Adelina Grainca, u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, rreth dy javë ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në ditën e zgjedhjes së Osmanit presidente, ajo zgjodhi të ndërronte subjektin politik. Kaloi nga radhët e PDK-së në Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.

Deputetët tjerë të PDK-së nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes.