Graniti publikoi një fotografi të bukur me vajzën Ka rreth pesë muaj që familja Xhaka u bekua me të ëmblën Ayana.
Këto janë ditët më të lumtura për familjen Xhaka dhe këtë e dëshmoi edhe babai i vogëlushes, futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka përmes dedikimit që i bëri vajzës. “Po e kaloj ditën e pushimit me princeshën time të vogël! Gati 5 muajshe – sa shpejtë po kalon koha! Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse këto ditë janë kaq të rëndësishme për mua, sepse kjo kohë e bukur është unike.
Dhe a ka gjë më të bukur sesa ta shohësh këtë mrekulli duke buzëqeshur?”, shkroi ai krahas fotografisë me të bijën. Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar.