Fjalë Kyçe

Gratë që pununojnë me orar të zgjatur mund të bien në depresion, por kjo nuk vlen edhe për burrat

Gratë që pununojnë me orar të zgjatur mund të bien në depresion, por kjo nuk vlen edhe për burrat

Gratë që punojnë me orar të zgjatur në vendet e tyre të punës janë të prira të bien në depresion – por kjo nuk vlen edhe për burrat, thonë studiuesit.

Një studim tregoi se gratë që punonin më shumë se 55 orë në javë kishin më shumë gjasa të vuanin nga depresioni sesa gratë që punonin gjatë javës me orar standard 35-40 orë.

Burrat kishin më pak gjasa të vuanin nga depresioni nëse punonin me orar të zgjatur – por prapë ishin të ndjeshëm ndaj problemeve nëse punonin gjatë fundjavës.

Hulumtuesit dyshojnë se dallimi gjinor ndodh për faktin se edhe kur gratë kanë lënë punën, ato mbeten me barrën e punëve në shtëpi.

Autori kryesor Gill Weston, nga University College në Londër, tha se studimi kërkon mbështetje më të madhe për gratë që punojnë me orë të gjata në vendin e punës.

“Megjithëse nuk mund të përcaktojmë shkaqet e sakta, ne e dimë se shumë gra përballen me barrën shtesë për të bërë pjesën më të madhe të punëve në familje më shumë sesa burrat e tyre, dhe kjo shton presionin e kohës dhe vjen edhe me përgjegjësi më të mëdha”, tha ajo.

“Ne shpresojmë që gjetjet tona do të inkurajojnë punëdhënësit dhe krijuesit e politikave të punësimit të mendojnë se si të ulin ngarkesat dhe të rrisin mbështetjen për gratë që punojnë me orë të gjata ose të parregullta – pa kufizuar gatishmërinë e tyre për të punuar kur ato dëshirojnë.

‘Praktikat e punës me dashamirësi mund të sjellin përfitime si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit – të të dy gjinive’.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se gratë e martuara me fëmijë në shtëpi zakonisht kishin më pak gjasa të punonin me orë të gjata sesa femrat e vetmuara – por baballarët e martuar kishin më shumë gjasa të rrinin jashtë orarit në zyrë sesa burrat pa familje.

Ata përdorën të dhëna nga më shumë se 23,000 të rritur britanikë që u regjistruan që nga viti 2009 për studimin, të botuar në BMJ Journal of Epidemiology and Health Community.

Ata gjetën se gratë që punonin më shumë se 55 orë në javë kishin 7,3 për qind më shumë simptoma depresive, të tilla si ndjenja se ishin të pavlera ose të paafta, sesa gratë që punonin orë standarde.

Puna në fundjavë ishte e lidhur me një rrezik më të lartë të depresionit si te burrat ashtu edhe te gratë.

Gratë që kanë punuar për të gjithë ose pjesën më të madhe të fundjavës kanë pasur mesatarisht 4.6 për qind më shumë simptoma depresive sesa gratë që punojnë vetëm gjatë ditëve të javës.

Te meshkujt, kjo shifër ishte 3.4 përqind.

Burrat prireshin të punonin me orar të zgjatur më shumë sesa gratë, me pothuajse gjysmën e tyre që punonin më shumë se 40 orë në javë, derisa kjo prirje ishte më e vogëë te gjinia tjetër apo më pak se një në katër gra.

Pothuajse gjysma e grave punonin me kohë të pjesshme, krahasuar me vetëm një në shtatë burra.

“Studimet e mëparshme kanë zbuluar se punët e shtëpisë dhe kujdesi i papaguar bën që gratë mesatarisht punojnë më shumë se meshkujt dhe kjo ka qenë e lidhur me shëndetin fizik më të dobët të tyre.

“Gjetjet tona duhet të inkurajojnë punëdhënësit dhe krijuesit e politikave të marrin në konsideratë ndërhyrjet që synojnë reduktimin e barrës së grave pa kufizuar pjesëmarrjen e tyre të plotë në fuqinë punëtore dhe përmirësimin e kushteve psikosociale të punës”.