Fjalë Kyçe

Syzet e diellit mund të dëmtojnë sytë, ja çfarë duhet të dini

Syzet e diellit mund të dëmtojnë sytë, ja çfarë duhet të dini

Në ditët e nxehta të verës, ashtu siç mbrojmë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktojnë rrezet ultraviolet duhet të mbrojmë edhe sytë me anë të syzeve të diellit. Por kujdes! Ato duhet të jenë të çertifikuara dhe me filtra mbrojtës, nëse keni marrë të tilla në rrugë më mirë mos i përdorni.

Nëse nuk kanë mundësi ti marrin këto syze më mirë të mos i blejnë fare ato që janë në rrugë. Ato kanë një material plastik kauçuk që shkrihet pa asnjë filtër mbrojtës dhe që bën të kundërtën. Jo që nuk bën mbrojtje por e shton më shumë dëmtimin e syrit”,-tha Suzana Zhuka.

Por cilat janë këto dëmtime?

“Shkaktojnë degjeneracione në retinë, që janë degjeneracione makulare. Personat që vuajnë nga degjeneracioni makularë nuk durojnë dot fare dritën e diellit, shkaktojnë dhe katarakta para kohe. Katarakta është plakja e syrit me moshë por jo para moshës 60 vjeç”,-u shpreh okulistja.

Mjekja okuliste na tregon se kujdesi për sytë dhe mbrojtja e tyre duhet të nis që në fëmijërinë e hershme.

‘Që ditën e parë që ti merr fëmijën e çon në plazh duhet të ketë syze dielli. Prandaj ka vende në botë që nuk I njohin fare këto degjeneracione sepse kremin e diellit dhe syzen mbrojtëse ja ka vendosu fëmijës që prej moshës 2-3 vjeç.’

Ekspozimi në diell pa syze por edhe përdorimi I syzeve pa filtra mbrojtës, bën që sot katarakta apo perdja e syrit të haset edhe në mosha më të reja se 50 vjeç.