Fjalë Kyçe

Grenell i reagon Mehajt: Qeveria Kurti e ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin

Grenell i reagon Mehajt: Qeveria Kurti e ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj kërkesës së Qeverisë së Kosovës për një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se është pikërisht qeveria aktuale ajo e cila ka refuzuar ndihmën e ShBA-së për gazsjellësin.

“Qeveria aktuale sapo e ka hedhur poshtë ndihmën e SHBA-së për t’ia sjellë atyre një gazsjellës”, ka shkruar ai.