Fjalë Kyçe

Grenell ripërsërit se duhet të hiqet taksa, për çëshjet politike thotë se nuk përzihet Uashingtoni

Grenell ripërsërit se duhet të hiqet taksa, për çëshjet politike thotë se nuk përzihet Uashingtoni

I dërguar i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vazhdon të insistojë se pa u hequr tarifa ndaj Serbisë nga ana e Kosovëa, SHBA-ja s’mund të ndihmojë.

Ai në një postim në Twitter, thotë se Washingtoni, është i fokusuar në zhvillim ekonomik e punësim.

‘Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por ne s’mund të ndihmojmë kur tarifa e qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktojë dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenelli, transmeton Koha.

Grenelli, ditë më parë e ka cilësuar si gabim heqjen e pjesshme të tarifës nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë, që vazhdon të ripërsëritë se tarifa duhet të hiqet plotësisht për të pasur zhvillim ekonomik në Kosovë.