Fjalë Kyçe

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve

Grenelli: Kurti dhe VV-ja besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje të cilën kjo e fundit e kishte fshirë më herët nga rrjetet sociale.

Grenell ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit, për qëndrimin e këtij të fundit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, ndërsa në komunikatë bëhet fjalë pikërisht për Izraelin.

“Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, besojnë se Izraeli është ndërtuar nëpërmjet krimeve. Dhe thotë se SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar e mbështesin këtë krim”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, Grenell duke e përfshirë edhe këshilltarin e presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan, ka shkruar “ky është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së”.

Grenelli edhe gjatë ditës së mërkurë ka akuzuar Kurtin se është kundër ambasadave të SHBA-së që prej vitesh, ndërsa një ditë më parë e kishe quajtur antiamerikan.