Fjalë Kyçe

Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Greqia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë pritur sot në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku ky i fundit e përgëzoi Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.

Gjatë këtij takimi, Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Ndërsa Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“U bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt”, bëhet e ditur në komunikatën për media.