Fjalë Kyçe

“Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë për në BE por ka kushte”

“Greqia nuk do të bllokojë Shqipërinë për në BE por ka kushte”

Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian por duhet të kërkojë disa lëshime në këmbim, thonë analistët.

“Greqia nuk do i thotë jo asnjërit. Sidoqoftë do të vendosë kushtet e saja”, tha një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim të publikuar mbrëmë vonë, shkruan oranews.

Vëzhguesit thonë se Athina do t’i kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespës.

Në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.

Në tetor, Këshilli i Evropës do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë apo jo.