Në familjen e Shkurte Fejzës sot ka festë.
Në familjen Behluli sot ka festë pasi bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Vajza e tij Gresa e ka uruar babain nëpërmjet postimit të disa fotografive në Instagram pranë të cilave i ka shkruar edhe disa fjalë.
“Shume urime per ty babi, une motrat dhe vllau, jemi me fat qe u rritem me vlera te larta njerezore dhe parime nga nje njeri si ti.Neve si femra na rrite me integritet qe te ndihemi te barabarta dhe te jemi te pavarura. Je dhe do t mbetesh modeli im si prind i perkryer per femijet e mi ne te ardhmen.
E festofshim 100 vjetorin tend, bashke me mamin !🎂🍾🥂”, ishin fjalët e këngëtares Gresa Behluli.