Fjalë Kyçe

Greta Koçi publikon këngën e re

Greta Koçi publikon këngën e re

Artistja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Aman”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i Gretës vjen nën producimin e United Records me muzikë të Anxhelo Kocit dhe për videon është kujdesur, BlackFish Entertainment.

Greta shfaqet tejet atraktive në videoklip, klipi i së cilës është përshtatur me stinën në të cilën gjendemi aktualisht.

Kënga tashmë gjendet në kanalin, YouTube dhe pritet të pëlqehet nga publiku.