Greta Koçi dje festoi ditëlindjen.
Greta Koçi dje festoi ditëlindjen dhe mbushi 28 vite, këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë ditës së djeshme me postimet që po i bënte në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ajo vazhdimisht ndante urimet që shokët po i bënin, artistja ka publikuar disa imazhe tjera ku tani shfaqi dhuratat që mori për festën, disa vath ‘Swarovski’ ishin ato që tërhoqën vëmendjen.
Ndryshe, ‘Jeta ime’ titullohet kënga e fundit nga Greta që u publikua muaj më parë dhe është punuar bashkë me këngëtarin Dani.