Fjalë Kyçe

Grevë 1-orëshe, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit

Grevë 1-orëshe, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit

Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës do të mbajnë sot grevë 1-orëshe në shenjë pakënaqësie për “kushtet e punës, statusin e agjencisë” e të tjera.

Greva do të nisë në orën 10:00, dhe sipas Sindikatës së Punëtorëve të ATK-së për këtë kohë do të ndalen të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Sindikata e ATK-së ka paralajmëruar masa më të rrepta nëse Qeveria nuk plotëson kushtet që ka paraqitur.

“Krijimi i kushteve të punës; Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: ‘Agjenci ekzekutive’ në ‘Agjenci me status të veçantë’; Kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake); Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafit të ATK-së, (është hera e dytë që fillimisht aprovohet një shtesë për një pjesë të stafit, pastaj anulohet me vendim te Qeverisë, vendimin nr.01/69 i datës 15.03.2021, ku ishin paraparë mjetet për zyrtarët e Administratës Tatimore)”, janë disa prej kushteve të Sindikatës së ATK-së.