Eros Grezda është rikthyer në stërvitje pas pushimeve te Rangers, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e kombëtares sonë.
Nga Spanja, ku ekipi i tij po kryen fazën përgatitore nuk kanë ardhur aspak lajme të mira.
Sulmuesi është dëmtuar në stërvitje dhe është fotografuar me paterica. Raportimet e lidhin atë me një dëmtim të përpara disa kohëve kur luante ende në Kroaci, megjithëse, nuk dihet periudha e riaftësimit.
Sipas asaj që raporton “Daily Record”, Grezda ka probleme me kyçin e këmbës.