Një grua ka iniciuar padi kundër një kompanie të lodrave seksuale pasi bacteria e një lodre vibrator kishte eksploduar, duke djegur bluzën e saj.
Cassie Esplin, 25 vjeçare, bleu vibratorin Buzz Tongue Finger në faqen online Lovehoney.co.uk për 4 funte, me zbritje nga 12 funte. Gruaja tregon se kur e mori lodrën në shtëpi, bateria fluturoi me forcë të tillë sa goditi tavanin duke lënë një shenjë e zezë.
Gruaja e cila punon si agjente e shitjes së makinave në Norwich thotë: ‘Falënderoj Perëndinë që nuk e kam përdorur atë. Mund të kishte shkaktuar dëme. Unë isha kaq shumë e shokuar nga kjo ndodhi.
“Unë vetëm mendova” oh Zot gati të më ndodhte nmë e keqja”. Po e mbaja atë afër fytyrës sime dhe mund të më kishte goditur sytë. Unë mund të isha i verbuar nga një lodër prej 4 funtash. ‘
Zonja Esplin pretendon se bateria ka djegur bluzën e saj duke lënë një shenjë në gjoksin e saj.
Ajo shtoi: ‘Unë doja ta provoja atë për herë të parë dhe shpëthimi ishte shumë i madh. Unë vetëm mbeta e ngrirë dhe isha shumë e tronditur.
Zonja Esplin bleu lodrën e saj të re të seksit në fushatën e shitjeve të janarit nga Lovehoney.co.uk – faqe për lodrat për të rritur dhe të brendshme.
Ajo ka përdorur lodra edhe më parë dhe tha se ajo e zgjodhi këtë të fundit me rekomandimin e një mikje.
Ajo e porositi me postë të martën më 8 dhjetor kurse porosia i erdhi menjëherë derisa bateria siç pretendon ajo ‘shpërtheu’ kur e provoi atë po atë natë.
Ajo thotë se kjo ndodhi kur ajo ishte vetëm në dhomën e saj të gjumit dhe pak minuta para testimit të vibratorit për herë të parë.
“Posa i kam vënë baterinë ajo shpërtheu në dorën time,” tha ajo. “Një pjesë e saj goditi tavanin dhe u kthye mbi gjoksin tim”.
Zonja Esplin u ankua ndaj Lovehoney.co.uk që i ka ofruar asaj një rimbursim të plotë.
Por ajo thotë se tani është ‘shumë e frikësuar’ dhe ndoshta nuk do të mund të argëtohet me lodra seksi gajtë gjithë jetës së saj.
“Ndihem shumë e frikësuar në rast se diçka e tillë ndodh përsëri,” tha ajo. “Nuk mund ta besoja atë që ndodhi”.
Një zëdhënës i Lovehoney tha: ‘Kjo është ankesa e parë që kemi marrë për këtë produkt.
‘Ne u ofrojmë të gjithë klientëve një rimbursim nëse ata ankohen se një produkt është i gabuar si pjesë e shërbimit tonë të klientit. Ne i marrim të gjitha ankesat e klientëve shumë seriozisht.