Fjalë Kyçe

Gruaja afrikane thotë se lindi dhjetënjakë

Gruaja afrikane thotë se lindi dhjetënjakë

Një grua nga Afrika e Jugut pretendon se ka lindur dhjetë fëmijë teksa kjo do të konsiderohej si lindja më e madhe në botë ndonjëherë e gjallë nëse konfirmohet nga mjekët.

Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçare, lindi shtatë djem dhe tre vajza me operacion cezarian në një spital në “Pretoria” të hënën, tha burri i saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Sidoqoftë, qeveria e Afrikës së Jugut ka thënë se ende nuk ka gjetur ndonjë rekord të lindjes.

Drejtoresha e përgjithshëm e departamentit të komunikimeve qeveritare, Phumla Williams, pyeti publikun dhe etiketoi IOL në një cicërimë duke kërkuar më shumë informacion.

“Ne kemi nevojë për të verifikuar këtë histori dhe për të siguruar ndihmë atje ku është e nevojshme.”

Mzwandile Masina, Kryetari i Bashkisë së Ekurhuleni, ku raportohet se banojnë çifti, gjithashtu tha se ata u përpoqën të gjenin se ku ishte familja, por se nuk ishte e mundur.

Kjo lindje që ende nuk është vërtetuar vjen vetëm një muaj pasi një grua maliane, Halima Cisse, lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok.