Fjalë Kyçe

Gruaja bën thirrje të mos bëni botoks, ja ç’ndodhi me të

Gruaja bën thirrje të mos bëni botoks, ja ç’ndodhi me të

Një gruas iu rritën buzët katër herë më shumë sesa madhësia normale pas mbushjes së tyre me botoks.

Rachael Knappier, 29 vjeçe, nga Leicestershire, u shfaq në mëngjes së bashku me kirurgun kozmetik Dr Tijion Esho i cili tha se ishte “një nga vajzat me fat”, ngase mund të kishte humbur jetën nga ndërhyrja kirurgjike, transmeton lajmi.net.

Me trajtimin që kushtonte 250 euro, Knappier provonte të largonte një ndër komplekset më të mëdha në jetën e saj, atë të buzëve të vogla.

Por, ajo u zgjua në mbrëmje me një dhimbje të shtuar në buzët e saj, e cila e detyroi të shkonte në spital.

Mjekët konstatuan se buzët e saj ishin të fryra katër herë më shumë sesa madhësia normale.

Kësisoj, ajo tha se ka marrë mësim nga gabimi i saj dhe u bënë thirrje të gjitha grave të mos e kenë në shqyrtim opsionin e botoksit.