Fjalë Kyçe

Gruaja e Abid Jasharit fajëson këtë person për vrasjen e burrit

Gruaja e Abid Jasharit fajëson këtë person për vrasjen e burrit

Gruaja e Abidit, Selvie Shkodra-Jashari, ka akuzuar vëllain dhe djalin e vëllait të saj për vrasjen e bashkëshortit.

Derisa vëllai i Selvies kishte thënë për media se do të kujdeset për tre fëmijet të cilëve iu vra babai, e veja e Abidit ka refuzuar ndihmës që ia ka dhënë vëllai.

Ajo e ka fajësuar vëllain e saj, Baki Shkodren, se e ka shtyrë djalin e tij t’ia vras asaj bashkëshortin.

“Ai realisht baben e tyne e kom shti n’dhe [prej dores e gojes tij, une jam kercnu, I kam incizimet…nuk munet fmija jem me jetu me nji njeri që j aka vra babën…normal krimin e ka kry djali, ama shtytës u kanë ai”, ka thënë ajo për T7.

Selvia ka dhënë edhe një version për konfliktet që më para kishte pasur burri me vëllain e saj.

“U kanë jashtë, ka hi mrena edhe ka nis me fol shumë keq e me bertit, edhe m’ka shty te shkalltë, kom mujt me hup fmijën jom kanë shtatëzane me djalin. M’ka nal burri edhe motrat edhe kom pshtu. Tani burri e ka kap per fyti edhe I ka thanë cka po ban kshtu, ama rrahje nuk u ka ndodhë”, ka rrëfyer Selvia.