Një grua e martuar pedofile është shpallur fajtor për dërgimin e mijëra mesazheve eksplicite një vajze adoleshente.
Natalie Cummins, 45-vjeçe, i dërgoi mesazhe adolshentes në Snapchat dhe WhatsApp ku detajonte aktet erotike që dëshironte të bënte me të.
Ajo i shkruan se ato si çift do të ndanin shtratin së bashku, duke u puthur, duke u përqafuar, si dhe sugjerime të tjera të shumta intime, njoftoi gjykata.
Në një mesazh shkruante: “Unë vetëm po përpiqem të mos jem një padofile e plotë”, e ndjekur nga një emoji duke qeshur. Këto mesazhe iu bën të ditur edhe jurisë.
Cummins, nga Boscastle, Cornwall, i Britanisë së Madhe u kap nga organet e rendit pasi një mike e viktimës hyri në llogarinë e saj të mediave sociale dhe gjeti mesazhe nga ajo, të cilat ajo i dorëzoi pastaj në polici.
Ajo u gjet fajtore për komunikim seksual me fëmijë, dhe derisa burri i saj me të cilin jeton që 15 vjet vështronte nga tribunat e publikut në Gjykatë, asaj iu shpall një urdhër ndalimi që e ndalonte atë të kontaktojë vajzën. /Gazeta Alo/