Fjalë Kyçe

Gruaja e Oliver Ivanoviq anëtarësohet në partinë e Vuçiqit

Gruaja e Oliver Ivanoviq anëtarësohet në partinë e Vuçiqit

Milena Popoviq është anëtarësuar në Partinë Progresive Serbe SNS.

Milena Popoviq, gruaja e liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq është anëtarësuar në Partinë Progresive Serbe SNS.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një postimi në Tëitter nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Sot partia jonë është pasuruar me një person me energji të paparë, sakrificë për familjen e saj dhe Serbinë. Me fytyra të reja, me fuqi të reja dhe Aleksandar Vuçiqin në krye vazhdojmë ta ngritim së bashku Serbinë nga gjunjtë”, shkroi Gjuriq.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës derisa ende nuk është gjetur vrasësi i tij.