60 persona u karantinuan pasi kishin marrë pjesë në një festë të organizuar nga një grua e infektuar me COVID-19 në Ladispoli të Romës.
Pavarësisht se kishte ethe dhe kollë, nëna organizoi dy festa me nga 30 të ftuar.
Menjëherë pas festës, ajo u testua dhe rezultoi pozitive me koronavirus.
“Unë kisha ethe dhe kollë, por pavarësisht këtyre simptomave ftova miqtë dhe familjen për ditëlindjen e djalit tim,” u tha ajo vetë mjekëve.
Siç raportohet nga Il Messaggero , Shërbimi Shëndetësor Lokal ka filluar gjurmimin, për zinxhirin e kontakteve që kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit me qëllim që të karantinohen deri në rezultatin e tamponit.
Disa nga personat që kanë marrë pjesë në këto festime kanë akuzuar nënën për organizimin e festave edhe pse ajo kishte simptomat e COVID- 19.